Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ndodhet në Izrael.
“Unë do të bëj presion mbi imperativin absolut për të bërë më shumë për të mbrojtur civilët dhe për të bërë më shumë për t’u siguruar që ndihma humanitare po hyn në duart e atyre që kanë nevojë për të”, tha Blinken, i cili ka kaluar dy ditët e fundit duke zhvilluar bisedime me udhëheqësit arabë.
Zyrtarët izraelitë, ndërkohë, do t’i thonë diplomatit amerikan se civilët në Gaza nuk do të lejohen të kthehen në veri të territorit nëse nuk lirohen më shumë nga pengjet e mbajtura nga Hamasi, raportoi Axios duke ciuar dy zyrtarë të lartë izraelitë.
SHBA-ja i ka ofruar mbështetje të vendosur Izraelit që nga shpërthimi i luftës së saj me Hamasin tre muaj më parë, por Netanyahu e ka zemëruar Uashingtonin duke refuzuar deri më tani të ofrojë ndonjë plan të detajuar publik për qeverisjen e Gazës kur të përfundojë ofensiva ushtarake e Izraelit.
Ai ka refuzuar opsionin e preferuar të SHBA-së – krijimin e një shteti të unifikuar palestinez të përbërë nga Bregu Perëndimor dhe Gaza.
Izraeli ka qenë gjithashtu nën presion në rritje nga SHBA-ja, aleati i saj më i afërt, dhe liderët arabë për të pakësuar sulmin e tij në Gaza, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...