Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri thirrje Izraelit të ndihmojë, e jo të pengojë, Autoritetin Palestinez, duke theksuar se siguria afatgjatë e Izraelit është në rrezik.
Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Blinken përsëriti thirrjen e tij për “një rrugë drejt një shteti palestinez”, përkundër që Uashingtoni mbështet fushatën izraelite në Gazë që Izraeli nisi në përgjigje të sulmit të 7 tetorit të kryer nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
“Në mungesë të kësaj, ju nuk do të keni sigurinë që iu duhet. Dhe, sigurisht, që një Autoritet Palestinez, i fortë dhe i reformuar i cili mund të jetë më efektiv që të prodhojë rezultat për popullin e tij, duhet të bëhet pjesë e ekuacionit”, tha Blinken.
Një Autoritet Palestinez efektiv mund të operojë vetëm “me mbështetjen, me ndihmën e Izraelit e jo me kundërshtimin e tij”, shtoi kryediplomati amerikan.
SHBA-ja e ka mbështetur thirrjen e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për zhdukjen e Hamasit, që kontrollon Rripin e Gazës, por ka bërë thirrje që Autoriteti Palestinez, që udhëhiqet nga Mahmoud Abbas në Bregun Perëndimor, që gradualisht të marrë kontrollin e Rripit të Gazës.
Netanyahu që një kohë të gjatë është shprehur kundër një shteti palestinez.
Luftimet në Gazë shpërthyen pasi Hamasi kreu sulm në jug të Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.
Sipas autoriteteve shëndetësore në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, mbi 24.000 palestinezë janë vrarë gjatë ofensivës izraelite në Rripin e Gazës./rel
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...