Blinken: SHBA do të vazhdojë të përshkallëzojë sanksionet nëse Rusia nuk ndalet

23:13 | 22 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, përmes një deklarate nga Uashinton DC ka folur për krizën Ukrainë-Rusi.

Ai thotë se për javë të tëra SHBA ka paralajmëruar botën se Rusia do të pushtonte Ukrainën dhe se “SHBA nuk do të lejojë Rusinë të pretendojë pretendimin e diplomacisë”, shkruan sky, transmeton portal arbresh.info

Ai ka theksuar se do të ketë “pasoja të shpejta dhe të rënda” për veprimet e Rusisë.

Blinken thotë se presidenti amerikan njoftoi sot raundin e parë të sanksioneve ndaj Rusisë, të koordinuar me aleatët e ngushtë të SHBA-së, ndërsa ka shtuar se SHBA do të përshkallëzojë sanksionet e saj ndaj Rusisë nëse kjo nuk ndal agresionin ndaj Ukrainës.

Blinken thotë se fjalimi “shqetësues” i Vladimir Putin dje dhe deklaratat e sotme i tregojnë botës se ai e sheh Ukrainën si një “vartës” të Rusisë.

Blinken ka deklaruar se Putin “po thyen ligjet dhe partimet që kanë ruajtur paqen në Europë dhe në botë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme