Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Rusia ka dërguar më shumë forca në kufirin e saj me Ukrainën dhe do të mund të niste sulm në çfarëdo kohe, përfshirë edhe kohën gjatë zhvillimit të Lojërave Olimpike Dimërore.
Ai tha se Uashingtoni është duke e vazhduar pakësimin e stafit në Ukrainë dhe e përsëriti thirrjen e Departamentit të Shtetit për të gjithë qytetarët amerikanë që ndodhen në Ukrainë që të largohen menjëherë nga ky shtet.
“Thënë thjesht, ne vazhdojmë të shohim shenja shumë të trazuara të eskalimit rus, përfshirë forcat e reja që po arrijnë në kufirin ukrainas. Siç kemi thënë më parë, jemi në një dritare, kur pushtimi do të mund të fillonte në çfarëdo kohe dhe, për të qenë i qartë, kjo e përfshin edhe kohën gjatë Lojërave Olimpike”, tha kryediplomati amerikan.
Departamenti i Shtetit u bëri thirrje amerikanëve në Ukrainë që të largohen menjëherë për shkak të atyre që i quajti kërcënime të rritura të veprimit ushtarak rus dhe Uashingtoni tha se do ta vazhdojë pakësimin e stafit të ambasadës në Kiev, shkruan Reuters.
“Ne do ta vazhdojmë atë proces dhe ne gjithashtu kemi qenë shumë të qartë se secili qytetar amerikan që mbetet në Ukrainë duhet të largohet tani”, shtoi zyrtari i lartë amerikan.
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...