Blinken pritet me protesta në Tel Aviv

11:43 | 11 Qershor 2024
K.B

Protestuesit janë mbledhur jashtë një hoteli në Tel Aviv që do të presë sot sekretarin e shtetit dhe zyrtarë të tjerë për bisedime.

Kjo është vizita e tetë e Blinken në rajon që nga shpërthimi i luftës, këtë herë për tu kërkuar zyrtarëve izraelitë që të pranojnë dhe të zbatojnë planin e pasluftës për Gazën.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje për më shumë presion ndërkombëtar ndaj Hamasit për të rënë dakord për një propozim armëpushimi të mbështetur nga OKB-ja.

Demonstruesit gjithashtu duan që Izraeli të zbatojë planin me tre faza, të miratuar mbrëmë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, për lirimin e pengjeve.

Qeveria izraelite është kritikuar se nuk ka bërë mjaftueshëm për lirimin e më shumë se 100 pengjeve që po mbahen peng në Gaza.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme