Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, njoftoi pas një takimi me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, se Izraelin do ta vizitojë të mërkurën Presidenti amerikan Joe Biden, për të riafirmuar solidaritetin e Shteteve të Bashkuara për Izraelin.
Blinken njoftoi gjithashtu se ishte rënë dakort me Izraelin për një plan që do të mundësojë që furnizimet me ndihma humanitare të mbërrijnë tek civilët në Gaza.
Menjëherë pas këtij njoftimi, nga Uashingtoni zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, informoi se Presidenti Biden do të udhëtojë edhe drejt Jordanisë për t’u takuar me Mbretin Abdullah, Presidentin egjiptian Abdel Fattah el-Sissi dhe me Presidentin palestinez Mahmoud Abbas.
Zyrtarët amerikanë patën thënë paraprakisht se Presidenti Joe Biden po shqyrtonte mundësinë e një vizite në Izrael, por nuk kishin njoftuar plane konkrete udhëtimi.
Presidenti Biden shprehu më herët mbështetje për përgjigjen e Izraelit ndaj Hamasit, duke thënë gjatë një interviste në emisionin “60 Minutes” të kanalit CBS se Izraeli do t’i kundërvihet “një grupi njerëzish që janë angazhuar në barbarizëm që është me po aq pasoja sa edhe Holokausti”.
Biden tha se Izraeli do të bëjë “gjithçka të mundur për të shmangur vrasjen e civilëve të pafajshëm”.
Ai gjithashtu tha se do të ishte “një gabim i madh” nëse Izraeli do të pushtonte Rripin e Gazës.Më herët gjatë ditës, Izraeli bëri sulme të reja me raketa ndaj Gazës, ndërsa u zotua të eliminojë kontrollin e Hamasit mbi territorin e ngushtë palestinez përgjatë Detit Mesdhe./euronews
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...