Google ADS

Blinken planifikon të takohet me ministrin e jashtëm rus

16:15 | 20 Shkurt 2022
A. B.

Sekretari i shtetit Antony Blinken, ka thënë për CNN se ai po planifikon të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov.

Një takim mes Blinken dhe Lavrov është parë si i mundur, por vetëm nëse Rusia nuk sulmon dhe pushton Ukrainën.

“Nëse Rusia nuk e pushton Ukrainën, do të shkoj në takim. Dhe shpresoj se edhe ai do vij në takim.Do të bëj çdo që është e mundur për të parë nëse mund ta zgjidhim këtë konflikt të krijuar nga Rusia, në mënyrë diplomatike” tha Blinken për CNN.

Ai ka thënë se ShBA-të kanë dhënë disa ide përmes të cilave mund të rritet siguria e Rusisë, e ShBA-ve dhe e gjithë Evropës.

“Kjo është biseda që pres ta bëj me ministrin Lavrov. Por gjithçka varet nga ajo nëse Rusia e pushton apo jo Ukrainën,” tha Blinken. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme