Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të qëndrojë në Lindjen e Mesme për të gjashtën herë që kur nisi lufta në Rripin e Gazës, në përpjekje për të siguruar një pauzë të përkohshme në luftime dhe lirimin e pengjeve.
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – nisi më 7 tetor, pas një sulmi të grupit radikal palestinez në jug të Izraelit, që la të vrarë afër 1.200 persona dhe u rrëmbyen afër 250 të tjerë.
Gjatë kësaj vizite në rajon, Blinken do të takohet me udhëheqësit sauditë në Xhedah dhe me ata egjiptianë në Kajro për të diskutuar lidhur me bisedimet që po ndërmjetësohen nga Egjipti dhe Katari për arritjen e një marrëveshjeje, por edhe për dërgimin e më shumë ndihmave në Gazë, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller.
Bisedimet për arritjen e një armëpushimi do të rinisin gjatë kësaj jave në Katar, por negociatat e vështira disa javore ende nuk kanë siguruar një ujdi mes Izraelit dhe Hamasit, që Uashingtoni shpreson se do të lehtësonte krizën humanitare që ka mbërthyer Gazën.
Blinken tha se ai do të bisedojë për aranzhimet e qeverisjes, sigurisë dhe zhvillimit në Gazë pasi të ketë mbaruar lufta.
“Që nga janari ne jemi duke bërë shumë punë, veçmas me partnerët tanë arabë, dhe ne do të shtyjmë përpara këto biseda, por po ashtu do të diskutojmë se cila është arkitektura e duhur për paqe të qëndrueshme rajonale”, tha Blinken gjatë një konference për media në Manila, para se të nisej drejt Lindjes së Mesme.
Si pasojë e ofensivës tokësore dhe ajrore të Izraelit, në Gazë deri më tani janë vrarë pothuajse 32.000 persona, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën që udhëhiqet nga Hamasi.
Blinken nuk ka planifikuar që të qëndrojë në Izrael gjatë kësaj vizite, shtet të cilin e ka vizituar disa herë që nga nisja e luftës në Gazë.
Tensionet janë rritur mes administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, dhe Qeverisë së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili të martën refuzoi thirrjen e Bidenit që Izraeli të mos vazhdojë përpara me sulmin e planifikuar tokësor në qytetin jugor të Gazës, Rafah, ku mbi 1 milion palestinezë të zhvendosur janë duke u strehuar./Radio Evropa e Lirë
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...