Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken ka mbërritur në Laos për takimin e ministrave të jashtëm të Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore.
Gjithashtu Blinken do të takohet edhe me ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi.
Vizita është pjesë e një turneu aziatik që synon forcimin e lidhjeve të SHBA-së me rajonin dhe Blinken do të vizitojë gjithashtu Vietnamin, Japoninë, Filipinet, Singaporin dhe Mongolinë, raporton AP.
“Bisedimet synojnë të thellojnë më tej lidhjet midis SHBA-së dhe ASEAN-it mbi një bazë të paprecedentë,” tha Departamenti i Shtetit pak para se Blinken të mbërrinte në Vientiane./abcnews.al/
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...
Konferenca në Mynih, Osmani: Kosova prezente me një angazhim...