Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka folur rreth planit të dorëzimit të aeroplanëve polakë MiG-29 forcave ushtarake të Ukrainës.
Blinken pohoi se janë duke diskutuar propozimin e polakëve para se të merret një vendim final.
“Mendoj se ajo që po shohim është se propozimi i Polonisë tregon se ka disa kompleksitete që paraqet çështja kur bëhet fjalë për ofrimin e ndihmës për sigurinë. Ne duhet të sigurohemi që po e bëjmë atë në mënyrën e duhur”, pohoi Blinken, shkruan theguardian.
Blinken tha në një konferencë të përbashkët shtypi me sekretaren e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss.
“Largimi nga një bazë amerikane e NATO-s në Gjermani për të fluturuar në hapësirën ajrore të kontestuar me Rusinë mbi Ukrainën ngre disa shqetësime serioze për të gjithë aleancën e NATO-s. Pra, ne duhet të punojmë me specifikat e këtyre gjërave në vijim. Thjesht nuk është e qartë për ne se ka një arsye thelbësore për ta bërë atë në mënyrën që u parashtrua dje”, ka pohuar ai.
Theksojmë se kancelari gjerman, Olaf Scholz ka refuzuar që aeroplanët polakë të nisen prej vendit të tyre drejt shtetit ukrainas.
Ndryshe, mediat gjermane kanë raportuar gjatë ditës së sotme se edhe Kosova mund të jetë një destinacion për vendosjen e aeroplanëve polakë para se ata të dërgohen në Ukrainë.
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...