Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, zhvilluan një telefonatë për të diskutuar “shqetësimin e tyre të përbashkët” në lidhje me grumbullimin e trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën, tha Departamenti i Shtetit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Dy zyrtarët e lartë “diskutuan gjithashtu qasjen e dyfishtë të NATO-s ndaj Rusisë, duke vënë në dukje se Aleanca mbetet e gatshme për dialog kuptimplotë me Rusinë, ndërsa qëndron e bashkuar për të mbrojtur aleatët”, tha zëdhënësi i Departamentit Ned Price në një deklaratë.
Blinken tha më vonë në një postim në Twitter se ai dhe shefi i NATO-s mbeten të shqetësuar për grumbullimin ushtarak të Rusisë pranë Ukrainës.
“NATO mbetet e hapur për dialog dhe do të vazhdojë të përpiqet për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në gjithë rajonin euroatlantik”, shkroi ai.
Stoltenberg tha javën e kaluar se aktiviteti ushtarak “provokues” i Rusisë vazhdoi pavarësisht presionit ndërkombëtar.
“Ne nuk shohim asnjë shenjë se ky grumbullim po ndalet ose po ngadalësohet. Përkundrazi, ai vazhdon”, u tha ai gazetarëve pas takimit të tij me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Në vitin 2014, Rusia filloi të mbështesë forcat separatiste në Ukrainën lindore kundër qeverisë qendrore, një politikë që e ka vazhduar gjatë shtatë viteve të fundit.
Për herë të dytë këtë vit, Moska raportohet se ka përqendruar trupat ushtarake në dhe rreth Ukrainës muajin e kaluar.
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...