Blinken arrin në Jordani

09:40 | 4 Nëntor 2023
K.B

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka arritur në Jordani.

Ai atje do të zhvillojë gjatë ditës takime me disa krerë arabë dhe ministra, raporton BBC.

Sipas agjendës, Blinken do të takohet me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II dhe kryeministrin e Katarit. Po ashtu takim do të ketë edhe me kryeministrin libanez, Najib Mikati.

Diskutimet më pas do të vazhdon me ministrat e jashtëm të Jordanisë, Libanit, Katarit, Arabisë Saudie, Egjiptit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme