Prej 2015 Franca është në gjendje emergjence dhe siguria në vend është e lartë, por të hënën masat do të ashpërsohen edhe më shumë, pasi punëtorët dhe protestuesit do të përdorin marshimet tradicionale të 1 Majit për të kundërshtuar kandidaten presidenciale të ekstremit të djathtë Marine Le Pen.
Rreth 250 evenimente të tilla janë planifikuar në të gjithë Francën në një ditë mjaft simbolike për kalendarin e Frontit Kombëtar të Le Pen, ditë kur zhvillohet mbledhje e përvitshme për të nderuar heroinën e partisë Zhan D’ark.
Në Paris, liderët e sindikatave dhe militantët politikë kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe në marshimet që do të përfshijnë zona historike si sheshi i republikës, sheshi i kombit dhe para Bastijës për të kundërshtuar Frontin Kombëtar dhe Le Pen.
Sfida e forcave të sigurisë në Paris dhe mbarë vendin, do të jetë të mbajë të ndara dy palët që marshojnë në këtë atmosferë mjaft të paqëndrueshme në vend. Shqetësimi i policisë, veç përballjeve të mundshme mes palëve protestuese, është se situata mund të shfrytëzohet edhe nga agresorë të vetmuar që mund të kryejnë sulme si ai i Champs Elysees pak ditë më parë.
Mësohet se vetëm në Paris, do të jenë në detyrë 9000 policë, xhandarë dhe ushtarë shtesë që janë autorizuar të ndalojnë e të kontrollojnë makinat dhe këmbësorët kurdo që ta shohin të arsyeshme.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...