Në mbledhjen e Këshillit të Mbrojtjes, që u thirr nga Presidenti Fransua Hollande pas sulmit të mbrëmjes së djeshme në Paris, drejtuesit kanë vendosur që të angazhojnë plot 50 mijë policë dhe 7 mijë ushtarë ditën e diel me qëllim që të sigurojnë mbarëvajtjen e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale.
Në një deklaratë të mbajtur për mediat pas takimit, Kryeministri Bernard Cazanueve e dënoi ashpër sulmin, ndërsa shtoi se është mjaft e rëndësishme që në këtë moment qytetarët të qëndrojnë të bashkuar përballë rrezikut terrorist.
“Dua t’ju kujtoj se qeveria ka mobilizuar forca sigurie në muajt që kemi lënë pas dhe sigurisht që në ditët e ardhshme, më shumë se 50.000 oficerë policie do të organizohen për sigurinë e procesit zgjedhor. Pjesë e këtij operacioni ruajtës do të jetë gjithashtu edhe 7.000 anëtarë të personelit ushtarak. Ata do të dërgohen në të gjithë vendin për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.”
Reagime pas sulmit në Paris pati edhe nga kandidatët presidencialë në ditën e fundit të fushatës. Centristi Emanuel Macron u shpreh se qytetarët nuk duhet që të dorëzohen ndaj frikës, ndërkohë që shprehur bindjen se ditën e diel gjithçka do të shkojë mirë. Nga ana tjetër, më skeptike është treguar liderja e Frontit Nacional, Marine Le Pen, e cila deklaroi se pret që të ketë trazira.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...