Bleu kukull seksi me pamje të fëmijës, arrestohet

23:38 | 6 Nëntor 2017
Arbresh.info

Një gjykatë në qytetin norvegjez të Fredrikstad ka burgosur një burrë për gjashtë muaj, pasi ai bleu një kukull seksi me pamje të fëmijës.

Ky verdikt është i pari i këtij lloji në këtë vend, transmeton portali arbresh.info

23 vjeçari ishte arrestuar, kur shërbimet doganore zbuluan një kukull seksi prej salikonit, që dukej si fëmijë dhe informuar policinë.

Kukulla në fjalë i përngjante një vajzë të moshës 9 deri në 12 vjeçe dhe kishte një çmim prej 1,200 dollarë.

Kërkimi në shtëpinë e të pandehurit si pjesë e hetimit gjeti 1,600 fotografi dhe 26 video të pornografisë së fëmijëve në kompjuterin e tij.

Gjatë gjykimit, që filloi më 30 tetor, i akuzuari pranoi të ketë blerë kukullën dhe shkarkimin e materialeve abuzive./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme