Ish-kryeministri laburist, Tony Blair u bëri thirrje sot britanikëve pro qëndrimit në Bashkimin Evropian, të bënin rezistencë dhe të përpiqeshin të bindnin mbështetësit e “Brexit” për të ndryshuar qëndrim.
“Nuk është momenti i tërheqjes, i indiferencës dhe dëshpërimit, por momenti për t’u bërë gati dhe për të mbrojtur parimet tona”, tha ai gjatë një fjalimi të organizuar nga rrethi i reflektimit “Open Britain”, mbështetës i tezës së qëndrimit në BE.
“Nuk jam i bindur nëse do ia dalim. Por, them me siguri se do të përballemi me një gjykim të rreptë të breza të ardhshme nëse nuk do të marrim masat e nevoshme”, pohoi ish-kryeministri që qëndroi në pushtet për një periudhe 10-vjeçare, mes 1997 dhe 2007, duke siguruar fitore në tre procese zgjedhore të njëpasnjëshme.
“Duhet të krijojmë një lëvizje që mund të zgjerohet përtej kufijve të partive”, shtoi ai duke njoftuar krijimin e një instituti që do të ngrihet mbi baza të zhvillimit të një argumenti kundër “Brexit” dhe ruajtjes së lidhjeve të ngushta me BE.
Rama: 21-30 Nëntor, Java Kulturore Kombëtare, Shqipëri ̵...
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Nis darka e të nominuarëve pyetjet pikante nga publiku
Lajçak takon ministrin francez: Diskutuam për rëndësinë e di...