Blair: Liderët e BE-së, të gatshëm të ndryshojnë rregullat në favor të Britanisë

12:14 | 15 Korrik 2017
Arbresh.info

Liderët e Bashkimit Evropian janë të gatshëm që të ndryshojnë rregullat e bllokut në favor të lirisë së lëvizjes së punëtorëve, duke hapur mundësi për Britaninë e Madhe që t’i shmanget “Brexitit të vështirë”, tha sot ish-kryeministri britanik Tony Blair.

Sipas tij, zgjedhja e Emmanuel Macron për president të Francës ka vendosur në tavolinë reformat e BE-së, që do të thotë se Britania dhe BE mund të takohen “në gjysmë të rrugës” për të arritur marrëveshje, e cila do të mbante Britaninë brenda zonës më të madhe tregtare në botë, transmeton Reuters.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme