Autoritetet bjelloruse kanë vendosur forcat e tyre të armatosura në kufirin e Ukrainës ndërsa aleatët perëndimorë “shtojnë praninë e tyre ushtarake” në rajon.
Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura, Viktor Gulevich, pretendoi se Ukraina kishte dërguar rreth 20,000 njerëz afër kufirit me Bjellorusinë përpara se të thoshte se masa kërkon një “përgjigje”.
Në një deklaratë në Telegram ai tha: “Grupi i krijuar gjatë 6 muajve të fundit është dyfishuar si në sasi ashtu edhe në cilësi”.
Gulevich vazhdoi duke thënë se trupat ishin vendosur në rajon për të “për të garantuar sigurinë e Republikës së Bjellorusisë”, shkruan Sky News.
“Grupimi i krijuar nga forcat e armatosura të Ukrainës në drejtimin operacional jugor me një numër total deri në 20,000 persona kërkon gjithashtu një përgjigje nga ne”, ka shtuar ai.
“Për të garantuar sigurinë e Republikës së Bjellorusisë në drejtimin jugor, forcat e njësive të forcave të operacioneve speciale janë vendosur në tre drejtime taktike”.
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?