Forcat e armatosura të Bjellorusisë filluan stërvitjet e papritura në shkallë të gjerë të mërkurën për të testuar gatishmërinë e tyre luftarake, tha ministria e mbrojtjes e fqinjit të Ukrainës.
Bjellorusia është një aleat i ngushtë i Rusisë, e cila pushtoi Ukrainën në fund të shkurtit menjëherë pas mbajtjes së stërvitjeve të përbashkëta me Minskun, të cilat e kishin lejuar atë të lëvizte më shumë forca më pranë kufirit ukrainas. Rusia i quan veprimet e saj në Ukrainë një “operacion special ushtarak”.
“Është planifikuar që testi (gatishmëria luftarake) të përfshijë lëvizjen e një numri të konsiderueshëm automjetesh ushtarake, të cilat mund të ngadalësojnë trafikun në rrugët publike”, tha ministria bjelloruse në një deklaratë.
Ministria tha se stërvitja nuk përbën kërcënim për fqinjët e saj apo komunitetin europian në përgjithësi, raporton Reuters.
Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko foli me homologun e tij rus Vladimir Putin të martën dhe të dy diskutuan operacionin rus në Ukrainë, sipas deklaratave zyrtare.
Zonat e Ukrainës ngjitur me Bjellorusinë, duke përfshirë kryeqytetin e saj Kiev, u vunë nën sulmin rus në fazën fillestare të pushtimit, por tani Rusia i ka fokusuar sulmet e saj në rajonet lindore dhe juglindore të Ukrainës.
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...