Bjellorusia në kaos, Lukashenko del me kallashnikov në dorë, armatos edhe djalin adoleshent

23:59 | 23 Gusht 2020
Trina Galanxhi

Situatë gjithmonë e më kaotike në Bjellorusi. Ndërkohë që vijojnë në kryeqytetin Minsk protestat popullore të shpërthyera pas zgjedhjeve presidenciale, ku fitorja e Alexander Lukashenko u kritikua nga faktori i brendshëm dhe ai ndërkombëtar, tonet po bëhen gjithmonë e më të nxehta dhe rrezikojnë të çojnë vendin ish-sovjetik në lufte civile.

Pas akuzave për një ndërhyrje të mundshme të trupave të NATO-s, presidenti Lukashenko ka shpërndarë sot disa pamje ku tregohet i armatosur deri në grykë gjatë një udhëtimi me një nga helikopterët qeveritarë.

Pamjet tregojnë një Lukashenko që mban në dorë një kallashnikov, gati si një sinjal që pushtetin e tij do ta mbrojë me çdo kusht, edhe atë të armëve. Një simbolikë kjo e përforcuar edhe nga pamjet e djalit të tij, 15-vjeçarit Nikolay, edhe ai i armatosur./ts/

https://twitter.com/franakviacorka/status/1297574443443773446?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1297574443443773446%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.tetovasot.com%2F2020%2F08%2Fbjellorusia-ne-kaos-lukashenko-del-me-kallashnikov-ne-dore-armatos-edhe-djalin-adoleshent%2F

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme