Google ADS

Bjellorusia dërgon ushtrinë në kufirin rus

18:35 | 5 Gusht 2020
Arditë Shkodra

Bjellorusia ka mobilizuar rreth 3 mijë ushtarakë rezervë, ndërsa që nga sot edhe ka filluar dislokimin e trupave të saj ushtarake në kufirin me Rusinë.

Kjo është gjendja më e tensionuar në mes të dy shteteve që nga viti 1991, kur Bjellorusia shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik.

Sipas të përditshmes ruse “RIA Novosti”, gjendja ka eskaluar në prag të zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit në Bjellorusi, kur udhëheqësi kontravers i Partisë Liberal Demokratike Ruse, Vladimir Zhirinovski, deklaroi se presidenti bjellorus, Aleksander Llukashenko, duhet të tërhiqet nga gara për president, ndërsa Rusia duhet ta aneksojë Bjellorusinë, sipas shembullit të Krimesë.

Deklaratë e Zhirinovskit ka rritur edhe më shumë acarimin ndërshtetëror, edhe ashtu të brishtë pas arrestimit të 33 militantëve rusë të “Wagner”, të cilët ishin arrestuar javën e kaluar në Minsk.

Militantët e “Wagner” (të njohur për pjesëmarrjen e tyre në konflikte në Ukrainë, Siri, Libi dhe shtete tjera ku Rusia dëshiron ta shtrijë ndikimin e saj) kishin hyrë në territorin e Bjellorusisë, me qëllim që të destabilizonin situatën e në prag të zgjedhjeve presidenciale.

Dinakërinë dhe mënyrat e veprimeve subversive ruse, fqinjët e Moskës i njohin më së miri. Kremlini në vitet e fundit ka provuar që përmes interferimit në forma të ndryshme, të ndikojë në zgjedhjet elektorale të shumë vendeve, në mesin e të cilave edhe në Ballkan, ku ka dështuar. Mali i Zi dhe Maqedonia Veriore në kaluarën e afërt kanë pasur përvoja të përpjekjes ruse për përmbysjen e këtyre shteteve, në mënyrë që të mos përparojnë drejt anëtarësimit në NATO. Sot, të dy shtetet janë anëtare të aleancës më të madhe ushtarake.

Gatishmëria ushtarake e Bjellorusisë ndaj kërcënimit eventual të Kremlinit, tregon se forca ruse nuk shihet e pamposhtur. Në internet po qarkullojnë video të mobilizimit të ushtrisë bjelloruse.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme