Bjellorusia do të aplikojë dënimin me vdekje për ata që tentojnë të kryejnë akte terroriste – akuza më të cilat është përballur kryetarja në mërgim e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya, e cila të mërkurën iu bashkua Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke dënuar vendimin.
Dy vite më parë, në Bjellorusi u zhvilluan protesta kundër ri-zgjedhjes së Alyaksandr Lukashenka, i cili ka drejtuar ish shtetin sovjetik me një grusht të hekurt për më shumë se dy dekada.
Mijëra aktivistë dhe liderët kryesorë të opozitës u arrestuan dhe tashmë ndodhen në mërgim ose të burgosur.
Mes tyre është edhe Tikhanovskaya, një figurë politike e cila kandidoi përballë Lukashenka në gusht të vitit 2020, duke marrë vendin e bashkëshortit të saj të arrestuar. Ajo drejton tashmë opozitën bjelloruse nga mërgimi në Lituani, teksa bashkëshorti i saj Sergei Tikhanovsky po vuan dënimin prej 18 vitesh, mbi atë çka mbështetësit thonë se janë akuza të motivuara politikisht.
Marsin e kaluar, prokurorët bjellorusë akuzuan në mungesë Tikhanovskaya se “po përgatiste akte terroriste, si pjesë e një grupi të organizuar”, sipas agjencisë së lajmeve bjelloruse, Belta.
Të mërkurën, Tikhanovskaya dënoi vendimin e “një regjimi të jashtëligjshëm”për të ekzekutuar dënimin me vdekje, duke thënë se kjo kërcënonte drejtpërsëdrejti aktivistët anti-qeveritarë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënuan legjislacionin e ri, duke e quajtur si një lëvizje të dëshpëruar nga Lukashenka për të mbajtur pushtetin.
“Këto janë veprimet e një lideri autoritar, i cili kërkon në mënyrë të dëshpëruar të mbajë pushtetin nëpërmjet frikës dhe kërcënimit”, deklaroi Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Perëndimi ka vendosur sanksione të shumta ndaj Bjellorusisë dhe lidershpit të saj pas arrestimeve të krerëve të opozitës dhe mbështetjes ndaj fushatës ushtarake të Moskës në Ukrainë.
Dënimi me vdekje në Bjellorusi, që ekzekutohet me pushkatim, është tepër i fshehtë dhe nuk ka statistika zyrtare.
Ekzekutimi i fundit i dënimit me vdekje në Bjellorusi u ndërmor ndaj Victor Pavlov, i cili u arrestua në janar të vitit 2019-të nën akuzën vrasjes dhe vjedhjes. Sipas Komitetit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Pavlov ishte personi i 15-të që ekzekutohej në Bjellorusi që nga viti 2010./REL/
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...