Google ADS

Biznesmenët turq bëjnë thirrje t’i jepet fund politikës së tarifave të ulëta të Erdoganit

23:42 | 18 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Grupi më i madh i biznesmenëve në Turqi kanë kërkuar nga qeveria e Presidentit Recep Tayyip Erdogan që të braktisë politikën monetare të bazuar në normal e ulëta, që sipas tyre ka shkaktuar edhe rënien e lirës turke.

Lira ka arritur një rekord të ulët kundrejt dollarit amerikan dhe në Turqi është rritur frika e një inflacioni të sjellë nga politika e re e Erdoganit përballë çmimeve në rritje, transmeton portal arbresh.info

Në nivelin më të ulët, monedha kishte humbur rreth 55% të vlerës së saj këtë vit, duke përfshirë 37% në 30 ditët e fundit, thekson Reuters.

Grupi i biznesit TUSIAD tha se kishte paralajmëruar qeverinë për ndikimet negative të politikës së tarifave të ulëta dhe se problemet ekonomike po dëmtonin bizneset dhe qytetarët.

“Si rezultat i paqëndrueshmërisë që kemi përjetuar kohët e fundit, është bërë e qartë se qëllimet sipas këtij programi ekonomik që po tentohet nuk do të arrihen”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë thuhet se “në vend është krijuar një mjedis mosbesues dhe i paqëndrueshëm” dhe se modeli ekonomik rrezikon të shkaktojë problem shumë të mëdha në të ardhmen.

Nën presionin e Erdoganit, banka qendrore ka ulur normat me 500 pikë bazë që nga shtatori. Erdogan ka thënë se modeli do të nxisë eksportet, punësimin dhe investimet, ndërsa do të arrijë rritje të lartë. Ekonomistët e kanë quajtur eksperimentin e tij si veprim “të pamatur”.

Në sondazhet e fundit të kryera në Turqi, mbështetja për Erdoganin ka rënë në nivel të ulët, ndërsa zgjedhjet e reja janë planifikuar të mbahen në mes të vitit 2023./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme