Google ADS

Bitcoin pëson rënie të paparë

18:21 | 13 Shtator 2018
Arbresh.info

Kripto-monedhat janë parë një kohë si komoditet në tregjet financiare, por duket se tani flluska tashmë ka shpërthyer, sipas analistëve të industrisë.

Vlera e Bitcoin dhe formave të tjera të monedhës digjitale ka rënë për 80 për qind që nga janar, një total humbjeje prej 640 miliardë dollarë që ka shkaktuar krahasime me Dot-Com në ditët e hershme të internetit, transmeton portali arbresh.info.

Nga viti 1997 deri më 2001, një numër i madh kompanish online, të referuara si Dot-Com u themeluan, duke shkaktuar nxitje të investimeve.

Megjithatë, vlera e shumë prej këtyre kompanive nisi të binte pas mijëvjeçarit të ri.

Rënia e vazhdueshme e kripto-monedhave është shkaktuar nga kujdesi i investitorëve institucionalë, bankave dhe rregullatorëve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme