Bitcoin “fluturon” drejt vlerës 90,000 dollarë, pak ditë pas fitores së Trump

09:50 | 12 Nëntor 2024
Q L

Bitcoin qëndroi në prag të 90,000 dollarëve të martën, duke kaluar në një valë euforie që nga zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA-së.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kriptovaluta më e madhe në botë është bërë një nga “më tërheqëset” gjatë javës që nga zgjedhjet dhe arriti në 89,637 dollarë në Azi.

Kjo vlerësohet si një rritje prej më shumë se 25% që nga 5 nëntori.

Ajo po rritet së bashku me prodhuesin e makinave të Elon Musk, Tesla, që ka shënuar një rritje gati 40% që nga rezultatet e votimit, ndërsa investitorët mendojnë se miqtë dhe interesat e Trump do të funksionojnë mirë derisa ai të jetë në detyrë.

Trump “përqafoi” asetet dixhitale gjatë fushatës së tij, duke premtuar se do t’i bënte Shtetet e Bashkuara “kryeqytetin e kriptove të planetit” dhe për të grumbulluar një rezervë kombëtare Bitcoin.

Nuk është e qartë se si dhe kur mund të ndodhë kjo, por mundësia shkaktoi “një rritje në minierat dhe tregtimin e kriptove”. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme