Google ADS

Bitcoin duhet të ndalohet nga feja Islame, thotë Muftiu i madh i Egjiptit

21:31 | 2 Janar 2018
Trina Galanxhi

Valuta digjitale Bitcoin është një ndër ngjarjet pothujase më kryesore që ka zënë një hapsirë të madhe në media gjatë vitit të kaluar.

Megjithatë, një grup udhëheqësish myslimanë, kanë kërkuar që kjo valutë të ndalohet të përdoret nga myslimanet, pasi konsiderohet si e “pamoralshme”, shkruan “Ahram”, transmeton portali arbresh.info

Thirrja e fundit është bërë nga Myftiu i madh i Egjiptit, Shaëki Allam, i cili ka deklaruar se Bitcon është i barabartë me “lojrat e fatit”, të cilat janë të ndaluara në Islam.

Deklarata të ngjajshme janë lëshuar edhe nga figura religjioze në Turqi dhe Arabinë Saudite.

Myftiu i madh i Egjiptit tha se “Bitcoin mund të ketë efekt negative në sigurinë ligjore të tregtarëve të rinjë”, ndërsa ka shtuar se kjo valutë “mund të dërgojë drejt pastrimit të parave dhe tregtisë së kontrabandës”./arbresh.info/

Të ngjashme