Ukraina ka kërkuar një armëpushim të menjëhershëm rus dhe tërheqje të trupave pasi një delegacion i Kievit mbërriti për bisedime me negociatorët rusë në ditën e pestë të agresionit të Kremlinit mbi Ukrainë.
“Çështja kryesore e bisedimeve është një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e trupave nga Ukraina”, tha presidenca ukrainase në një deklaratë, shkruan “The Guardian”.
Ministria e Jashtme e Rusisë tha se bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë kishin filluar, menjëherë pasi pala ukrainase tha të njëjtën gjë.
Ndryshe, delegacioni ukrainas ka mbërritur në zonën në kufirin ukrainas-bjellorusi për bisedime me Rusinë dhe tanimë bisedimet kanë filluar.
Siç edhe ishte bërë e ditur, delegacioni ukrainas përfshin, ndër të tjera, ministrin e Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, këshilltarin e shefit të zyrës së Presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podoliak dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Mykola Tochytskyi.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky nuk është pjesë e delegacionit.
Ndërkohë, Bjellorusia ka thënë më herët se ka përgatitur një vend për të pritur delegacionet ukrainase dhe ruse, pasi agresioni i Moskës ndaj fqinjit të saj perëndimor hyn në ditën e pestë. /arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?