Në përfundim të raundit të shtatë të bisedimeve për paqen në Siri, i dërguari special i Kombeve të Bashkuara, Staffan de Mistura shprehet se është shënuar progres gradual.
Ai tha se Franca mund të luajë një rol më të rëndësishëm në proçesin e vendosjes së paqes në Siri. I dërguari special gjithashtu nuk përjashtoi as mundësinë e një bashkëpunimi me presidentin Donald Trump, në rast se një lëvizje e tillë sjell përmirësim të situatës.
I dërguari special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë Staffan de Mistura lajmëroi përfundimin e raundit më të fundit të bisedimeve për paqen në Siri, duke shtuar se faza e ardhshme do të zhvillohet në fillim të shtatorit.
Sipas tij, ky raund i shtatë i bisedimeve ka sjellë një progres gradual, por pa shumë zhvillime të mëdha.
De Mistura i konsideroi si “punë përgatitore” bisedimet e kësaj jave, të cilat kanë për qëllim të sjellin më pranë njerëzit, duke shtuar se gjatë këtyre negociatave, ai ishte përpjekur të ndihmonte opozitën për të filluar bashkëpunimin.
I dërguari special shpreson se të gjitha palët do të bien dakord të ulen në të njëjtën tryezë diskutimi.
I pyetur për një grup kontakti të vendosur nga Franca, de Mistura tha se ai ka patur kontakt të vazhdueshëm me presidentin Macron, sesi vendi mund të kontribuojë për të bashkëpunuar me Kombet e Bashkuara sa i përket Sirisë.
Franca ka propozuar një seri takimesh me Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara, përfshi edhe presidentin Donald Trump.
De Mistura u shpreh se ai e mirëpret një lëvizje të tillë, nëse rezultati është lehtësim i procesit të paqes në Siri, duke lënë të kuptohet se Franca mund të fillojë të luajë një rol më të madh në këtë situatë.
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...
Moti i keq- Policia Rrugore e Shqipërisë thirrje drejtuesve ...