Bisedimet e paqes që synojnë dhënien fund të luftës në Jemen do të fillojnë të enjten në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, raporton Anadolu Agency (AA).
Bisedimet do të mbahen nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara, kurse në tryezën e bisedimeve do të ulen delegacionet e Qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Jemenit dhe lëvizja rebele Huthi.
“Kemi arritur marrëveshje që të enjten të fillojnë konsultimet, përveç nëse nuk ndodh diçka që do të prishë planet”, ka thënë për AA një nga udhëheqësit e lëvizjes Huthi, Hamid Azem.
Azem para fluturimit nga Sana për në Stokholm, shprehu shpresën se negociatat do të mbahen në një atmosferë të respektimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë dhe se Arabia Saudite dhe SHBA do të bien dakord për t’i dhënë fund luftës.
Burimi i AA-së raporton se delegacion i rebelëve të Jemenit në Stokholm udhëtoi me aeroplanin e Kuweit Airlines, ku ishte dhe i dërguari i posaçëm i OKB-së për Jemenin, Martin Griffith.
Jemeni është skenë e një krize të thellë politike dhe të sigurisë që u përshkallëzua në luftë civile në fund të vitit 2014.
Lëvizja rebele Huthi kontrollon kryeqytetin Sana dhe disa rajone të tjera të rëndësishme të vendit, kurse qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit vepron nga qyteti port Aden.
Konfliktet në Jemen u përshkallëzuan edhe më tej në mars të vitit 2015, kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj filluan sulmet ajrore kundër rebelëve Huthi.
Lufta shkatërroi infrastrukturën, duke përfshirë sistemin shëndetësorë, furnizimin me ujë dhe kanalizimin, të cilën OKB-ja situatën në këtë vend e ka përshkruar si një nga fatkeqësitë më të mëdha humanitare të kohëve moderne.
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë