Google ADS

Bisedimet për armëpushim në Gaza vijojnë javën e ardhshme

19:43 | 16 Gusht 2024
R J

Bisedimet për armëpushimin në Gazë do të vazhdojnë javën e ardhshme në Kajro, pasi Shtetet e Bashkuara ofruan një “propozim kompromisi” ndaj Izraelit dhe Hamasit me qëllim që të arrihej një marrëveshje, deklaroi Shtëpia e Bardhë.

SHBA-ja tha se bisedimet dyditore në Doha ishin “serioze dhe konstruktive” dhe Uashingtoni, që u përfaqësua nga drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), William Burns, ofroi ide për të arritur një marrëveshje drejt dhënies fund të konfliktit 10-mujor.

“Ky propozim bazohet në fushat e marrëveshjes së javës së kaluar dhe tejkalon boshllëqet e mbetura, në mënyrë që lejon një zbatim të shpejtë të marrëveshjes”, u tha në një deklaratë të përbashkët të Shtëpisë së Bardhë dhe ndërmjetësit e tjerë, Katari e Egjipti.

“Zyrtarë të lartë nga qeveritë tona do të takohen në Kajro para fundit të javës së ardhshme me qëllim që të përmbyllim marrëveshjen, sipas kushteve të paraqitura sot”, u tha në deklaratë.

”Deri në raundin e ri të bisedimeve në Kajro, ekipet e nivelit të punës do të punojnë në detajet e marrëveshjes, që përfshin çështjet që kanë të bëjnë me çështjet humanitare dhe praktikat për lirimin e pengjeve”, u tha në njoftim.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor, pasi Hamasi kreu sulm të paprecedent në Izrael, duke vrarë afër 1 200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.

”Si pasojë e ofensivës ushtarake të Izraelit, në Gazë deri më tani janë vrarë më shumë se 40 000 palestinezë”, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë territor që udhëhiqet nga Hamasi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme