Vendimi i Presidentit Donald Trump për të tërhequr trupat amerikan nga Siria u bë me shumë nxitim dhe pa u konsultuar me ekipin e Sigurisë Kombëtare.
Sipas agjencisë prestigjioze ‘Associated Press’ , ky vendim i shpejt i Donald Trump erdhi me datën 14 dhjetor pas një bisede me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, transmeton Indeksonline.
Dy presidentët kishin biseduar në telefon në datën 14 dhjetor. Kjo bisedë nuk ishte lejuar për bisedim publik dhe biseda ishte bërë në kushte anonimiteti.
Këtë gjë e kanë konfirmuar dy zyrtarë amerikan dhe një turk për ‘Associated Press’.
Kundër këtij vendimi kishte dalë Sekretari i Mbrojtjes, tashmë i dorëhequr, Jim Mattis. Ai kishte kërkuar që tërheqja e trupave të vonohej.
Telefonata mes dy presidentëve kishte ndodhur pasi që të dy shtetet ishin pajtuar për një sulm ushtarak kundër rebelëve kurdë në Siri.
Duke e parë rrezikun që i kanoset trupave amerikane, ky aksion ishte ndaluar. Por tërheqja e trupave kishte lënë të shokuar presidentin Erdogan.
Pas tërheqjes, ‘Shtëpia e Bardhë’ ka thënë se SHBA vazhdon të përkrah luftën kundër organizatës ISIS dhe se është e gatshme të ri-angazhohet.
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...