Shkalla e vdekshmërisë dhe e infektimit me Covid mund të bjerë nën nivelet e gripit sezonal nga mesi i vitit të ardhshëm, duke supozuar se ndërkohë nuk do të shfaqen mutacione më të rrëzikshme, ka deklaruar Bill Gates.
“Për shkak të imunitetit natyror, imunitetit të vaksinave dhe ilaçeve të reja që mund të merren nga goja, shkalla e vdekshmërisë dhe shkalla e infeksionit duhet të bjerë mjaft dramatike,” theksoi miliarderi amerikan dhe themeluesi i Microsoft të enjten në Forumin e Ekonomisë së Re në Singapor, transmeton portal arbresh.info
“Vështirësitë me vaksinimin e të gjithë botës kundër Covid-19 vitin e ardhshëm do të hiqen,” tha Gates, pasi problemet e furnizimit trajtohen dhe lindin pyetje se si të shpërndahen të gjitha në mënyrë logjistike.
“Vaksinat janë një lajm shumë i mirë dhe kufizimet e furnizimit do të zgjidhen kryesisht kur të arrijmë në mesin e vitit të ardhshëm, kur mund të kufizohemi vetëm nga logjistika dhe kërkesa”, tha Gates në një intervistë virtuale me Bloomberg.
Gates thotë se nuk është e qartë se cili do të jetë niveli i kërkesës në shumë vende, veçanërisht në zona si Afrika Sub-Sahariane.
Ai shtoi gjithashtu se bota duhet të punojë për të çrrënjosur gripin, në mënyrë që të zvogëlohet kërcënimi rreth pandemive të ardhshme./arbresh.info/
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...
Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të...
Dhënia e gratit prej 100 mijë euro vëllait të deputetes së V...