Sipas Bill Gates, faza akute e pandemisë së koronavirusit do të përfundojë në vitin 2022.
“Mund të jetë marrëzi të bësh një parashikim tjetër, por mendoj se faza akute e pandemisë do të përfundojë diku në vitin 2022”, sugjeroi miliarderi në një postim në blogun e tij GatesNotes, transmeton portal arbresh.info
Themeluesi i Microsoft dhe njëri ndër personat më entuziast për vaksinim kundër koronavirusit, ka deklaruar se “shpresa ime është që e vetmja herë që do t’ju duhet të mendoni vërtet për virusin është kur të bëni vaksinën tuaj të përbashkët kundër Covid dhe gripit çdo vjeshtë”.
Kompanitë farmaceutike kanë pasur historikisht probleme me shitjen e vaksinës së gripit tek popullata për shkak të shkallës së efektivitetit relativisht të ulët të saj, e cila është kryesisht për shkak të faktit se shkencëtarët duhet të hamendësojnë se cili lloj i gripit do të jetë më i përhapur në çdo vit të caktuar.
Gates, sidoqoftë, është i gatshëm për terapeutikë, duke theksuar se gjigandi farmaceutik Merck së fundmi mori miratimin e FDA për antiviralin e tij molnupiravir për njerëzit me rrezik të lartë. Pilula “ul ndjeshëm shanset për t’u shtruar në spital ose për të vdekur nga Covid-19 (megjithëse jo aq sa kishim shpresuar fillimisht), “tha ai.
Manjati i teknologjisë pranoi se pavarësisht përhapjes dhe përdorimit masiv të vaksinave Covid-19 në mbarë botën, më shumë njerëz kanë vdekur nga virusi në vitin 2021 sesa në vitin 2020, duke theksuar se përmisimi i pandemisë këtë vit nuk ka qenë aq i madh.
Në lidhje me variantin e ri të koronavirusit, Omicron, Gates tha se është “shqetësues”, por theksoi se bota tani është më e përgatitur për të trajtuar variantet potencialisht më të këqija.
Shkencëtarët afrikano-jugor që zbuluan variantin Omicron kanë sugjeruar kryesisht se simptomat janë të buta dhe jo një shkak i madh për shqetësim.
Gates është ankuar vazhdimisht për pabarazinë e shpërndarjes së vaksinave në mbarë botën, duke e quajtur atë “zhgënjim të madh”.
OJQ-të e tij të shumta të lidhura me vaksinat kanë luftuar për të bindur vendet e pasura që të grumbullojnë fondet për të vaksinuar kombet afrikane./arbresh.info/
‘A e di ku ke ardh?’, Atilla i kundërpërgjigjet Xhenetës
Çitaku në 4-vjetorin e arrestimit të Thaçit e Veselit: Diell...
Pse votohet të martën në zgjedhjet amerikane?
Zëvendëskryeministri i Luksemburgut i sjell Kurtit napolitan...
U tha se ka dhënë dorëheqja pas paraqitjes në SPAK, kryebash...
Ish-drejtori i Arsimit në Drenas i akuzuar për korrupsion th...