Miliarderi dhe themeluesi i Microsoft, Bill Gates beson se numri i të infektuarve me koronavirus në disa vende do të ulet pas valës së llojit Omicron dhe më pas koronaviruesi do të trajtohet si një grip sezonal.
“Ndërsa bota po kalon valën Omicron, sistemet shëndetësore do të përballen me shumë sfida. Rastet më të rënda po shfaqen tek njerëzit e pavaksinuar. Sapo Omicron të kalojë, rastet do të jenë më të pakta, kurse koronavirusi do të trajtohet më shumë si një grip sezonal”, ka shkruar Gates në Twitter.
Në lidhje me vaksinat kundër koronavirusit, ai tha se ato kanë dy probleme: njerëzit që janë vaksinuar ende mund të infektohen dhe efektiviteti i ilaçit ka rënë me kalimin e kohës.
“Ne kemi nevojë për vaksina që parandalojnë infektimet e përsëritura dhe që duhet të jenë rezultative për shumë vite”, tha themeluesi i Microsoft.
Mbi origjinën e koronavirusit, Gates shkruan se ka prova që ai është transmetuar te njerëzit nga një specie tjetër.
“Në të ardhmen do të ketë shpërthime të ngjashme sëmundjesh që do të transmetohen nga specie të tjera, kështu që ne duhet të investohemi për t’u përgatitur kundër tyre”, tha ai.
Më herët, Gates ka sugjeruar se pandemia e koronavirusit mund të përfundojë në vitin 2022, megjithëse tani me daljen e llojit Omicron, bota mund të jetë duke përjetuar një moment shumë të vështirë.
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...