Themeluesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates, në një shkrim autorial të botuar në Washington Post, u ka bërë apel autoriteteve në SHBA që të mbyllen për të paktën 10 javë, me qëllim që të fitohet beteja kundër coronavirusit.
Më poshtë ju sjellim pjesët më të rëndësishme të tekstit të pronarit të njërës nga kompanitë më të suksesshme në fushën e teknologjisë informative, transmeton Telegrafi.
“Nuk ka dyshim që Shtetet e Bashkuara kanë humbur rastin të jenë në avantazh në luftën kundër coronavirusit. Por, ende ka hapësirë për të marrë vendimet e duhura. Vendimet që i marrim ne dhe liderët tonë, do të kenë ndikim të madh në atë se sa shpejtë do të fillon të bie numri i personave të prekur me COVID-19, si dhe në atë se sa do të zgjasë ‘fikja’ e ekonomisë dhe sa amerikanë duhet të varrosin më të dashurit e tyre për shkak të coronavirusit.
Me punën që e kryej me fondacionin tim, kam biseduar me ekspertë dhe liderë në Ëashington dhe në mbarë botën. Më është bërë e qartë se duhet të ndërmarrin tre hapa konkret.
E para, na duhet një qasje e qëndrueshme kombëtare për mbylljen e gjithçkaje. Pavarësisht thirrjeve nga ekspertët e shëndetit publik, disa shtete nuk kanë mbyllur gjithçka. Në disa shtete, plazhet janë ende të hapura; në disa tjera restorantet vazhdojnë të punojnë për ata që duan të ulen dhe të hanë.
Është një recetë për katastrofë. Nëse njerëzit munden lirshëm të udhëtojnë përmes kufijve shtetëror, njëjtë mund të veprojë edhe virusi. Zyrtarët shtetëror duhet të jenë të qartë: Mbyllja e gjithçkaje do të thotë që asgjë nuk guxon të funksionojë.
Derisa numri i të prekurve me coronavirus nuk fillon të bie në SHBA – që do të mund të arrihej për 10 javëve apo më shumë – askush nuk mund të vazhdojë të bëjë biznes apo thjesht të mos e ndërpresë punën. I tërë ky konfuzion rreth kësaj çështje do ta zgjatë ‘dhimbjen’ ekonomike, do të rrisë frikën që virusi do të rikthehet edhe më i fuqishëm dhe do të shkaktojë më shumë raste të vdekjeve.
E dyta, qeveria federale duhet të përshpejtojë procesin e testimit. Do të duhej të kishte shumë më tepër teste që do të jenë të disponueshme në çdo spital. Gjithashtu do të duhej të konsolidonim rezultatet në mënyrë që të mund të identifikojmë shpejtë vullnetarët e mundshëm për prova klinike, dhe ta dimë se kur do të jetë koha kur do t’i kthehemi normalitetit. Ka edhe shembuj të mirë – shteti i Nju Jorkut së fundmi ka zgjeruar kapacitetet e saja duke kryer mbi 20 mijë teste në ditë.
Dhe e treta dhe e fundit, për ta mundur sëmundjen, na duhet vaksina e sigurtë dhe shumë efikase. Nëse i bëjmë të gjitha si duhet, do të mund ta kishim për të paktën 18 muaj që do të ishte koha më e shkurtër në histori që ndonjëherë është prodhuar dhe testuar një vaksinë, ka shkruar ndër tjera Bill Gates.
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?