Bill Clintoni shtrohet në spital

23:43 | 23 Dhjetor 2024
E.H

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton është shtruar në spital për shkak të etheve.

Sipas një ndihmësi të tij, situata nuk është urgjente, dhe se Clintoni e ka vetëdijen dhe ndihet shpirtërisht mirë.

Ai u dërgua në spitalin MedStar Georgetown University për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

78-vjeçari ka pasur edhe më herët probleme shëndetësore, madje i është nënshtruar një operacioni të zemrës më 2004, si dhe një procedure tjetër më 2010.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme