Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton ka pranuar se ka kryer marrëdhënie intime me Monika Levinsky, duke dhënë edhe arsyen për veprimin që për pak shkatërroi familjen e tij.
Ai pretendon se afera e dashurisë ndodhi pasi ai nuk ishte në gjendje që të menaxhonte ankthin dhe stresin nëpër të cilin po kalonte, transmeton portal arbresh.info
Në një dokumentar për DailyMailTV, ai ka sqaruar në detaje të gjithë historinë e dashurisë me ish-praktikaneten e Shtëpisë së Bardhë.
Bill zbuloi se në kohën kur u takua me Monikën, presioni i punës ishte aq i madh, saqë ai ndjehej si një boksier që kishte bërë 30 raunde dhe afera me Monikës erdhi vetëm si pasojë pasi ai kërkonte dikë ose diçka për ta larguar mendjen nga stresi.
LEXO EDHE: Hillary Clinton: Gjëja më e guximshme që kam bërë është që kam ruajtur martesën
Ai pranoi se kur atëkohë Zonja e Parë, Hillary Clinton e zbuloi këtë akt tradhëtie, situata me martesën e tij u bë shumë e vështirë dhe shumë e dhimbshme.
Në dokumentar Bill i kërkon falje Monikës dhe thotë se ndjehet tmerrësisht keq që ajo është bërë e njohur pikërisht nga afera e tyre.
Dokumentari me katër pjesë përmban një qasje të jashtëzakonshme nga rrethi i brendshëm i Bill dhe Hillary Clinton, ndërsa shqyrtohet edhe jeta publike e Hillary në ditët e saj studentore dhe humbja e zgjedhjeve në vitin 2016 ndaj Donald Trump.
Skandali që për pak dërgoi në shkatërrim të martesës ndodhi në vitin 1998, por pasi mbijetoi gjyqit në Senat, ai mbeti në pushtet edhe në mandatin e tij të dytë.
Hera e fundit që Bill foli për skandalin ishte në vitin 2018.
Mëgjithatë, në dokumentarin “Hillary” ai flet në detaje dhe me emocion për kohën kur u kthye i pastër te gruaja e tij./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...