Në aeroportin e Kabulit u regjistruan skena dramatike. Pa asnjë verifikim, njerëzit u turrën drejt avionëve të ushtrisë gjermane për t’u arratisur nga Afganistani drejt Gjermanisë.
“Kushdo që ishte i ri, i fortë dhe i dhunshëm kishte mundësinë më të mirë që të hipte në avion,” tha një pjesëmarrës.
Rezultati: në avionët që fluturuan drejt Gjermanisë nga Tashkenti, në shumicën e tyre nuk kishte staf lokal që kishte punuar për Gjermaninë dhe ushtrinë gjermane- siç kishte premtuar kancelarja Angela Merkel.
Por mbi të gjitha, mes atyre që ishin mjaftueshëm të fuqishëm sa për të hipur në avion- kishte kriminelë seriozë dhe njerëz që duhet të deportoheshin nga Gjermania.
BILD ka të dhënat dhe dosjet e tyre që tregojnë se shumë pak prej atyre që u evakuuan nga Kabuli kishin lidhje me premtimet e bëra nga qeveria gjermane.
Deri më tani rreth 5 mijë persona nga Afganistani kanë mbërritur në Gjermani. Prej tyre vetëm 168 janë punonjës lokalë dhe vetëm 469 janë qytetarë gjermanë. 257 prej tyre nuk kanë asnjë dokument identifikimi. Qarqet qeveritare dyshojnë se mes të evakuuarve janë kriminelë në një numër treshifror.
Mes tyre, për shembull:
-Sardar Mohammed, i dënuar për abuzim seksual me fëmijët.
-Khwahja Rashed, i dënuar për sulm të rrezikshëm me armë.
-Omed F, i dënuar për sulm seksual dhe përdhunim.
-Obaidullah A, i dënuar për trafik droge dhe sulm.
Të paktën 20 persona që përbëjnë rrezik për sigurinë kanë hipur në fluturimet drejt Gjermanisë.
Ministri i Brendshëm, Horst Seehofer kritikoi ashpër faktin që nuk pati mjaftueshëm rishikim të rasteve.
Disa raste të ‘kalibrit të rëndë’ kanë ardhur në Gjermani, thotë ai./lapsi/
Konfirmohet rasti i parë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve- kryesisht m...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...