Google ADS

Bilanci i Covid në Greqi, 51 viktima dhe rreth 6 mijë raste të reja në 24 orët e fundit

01:29 | 21 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Në 24 orët e fundit janë 5991 raste të reja me koronavirus në Greqi.

Numri i përgjithshëm i infektimeve ka arritur në 874, 812 persona.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 69 pacientë kanë humbur jetën. Që nga fillimi i pandemisë 17, 237 qytetarë kanë humbur jetën, prej të cilëve 95, 3% kishin sëmundje shoqëruese dhe ishin të grupmoshës mbi 70-vjeç.

Ndërkohë 594 pacientë janë duke u trajtuar në intubim, mosha mesatare e të cilëve është 65-vjeç./noa/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme