Bilanci i COVID-19 në Turqi, shënohet rekord i ri i viktimave

18:31 | 21 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Turqia ka regjistruar 254 viktima të reja me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit, kështu duke shënuar rekord të ri të viktimave ditore me COVID-19.

Arbresh.info transmeton se brenda 24 orëve janë shënuar edhe 3.400 raste të reja.

Deri më tani në Turqi janë shënuar gjithsej 2.02 milionë raste pozitive dhe 18,097 viktima me COVID-19, prej tyre janë shëruar 1.8 milionë pacient, shkruan The Guardian./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme