Bilanci i COVID-19 në Turqi, raportohen 6 mijë raste

20:32 | 23 Nëntor 2020
Arbresh.info

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, vendi po ashtu ka regjistruar 3.254 pacientë të tjerë të shëruar nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 377.891.

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 6.713 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 453.535 numrin e përgjithshëm të të infektuave me këtë virus në vend.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, vendi po ashtu ka regjistruar 3.254 pacientë të tjerë të shëruar nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 377.891.

Numri i viktimave nga koronavirusi në Turqi është rritur në 12.511, përfshirë 153 viktima të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë ditës së fundit, autoritetet shëndetësore turke kanë kryer mbi 161 mijë teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë kanë kryer mbi 17.4 milionë teste.

Numri i pacientëve të prekur nga COVID-19 në gjendje kritike në Turqi aktualisht është 4.409.

Në llogarinë e tij në twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, kërkoi nga i gjithë populli i tij të ndjekin masat e sigurisë dhe të mos hyn në zoan të mbushura me njerëz nëse nuk është e nevojshme.

“Mbështetja vazhdon të vendosë nën kontroll përhapjen e pandemisë derisa të jetë në dispozicion një vaksinë”, shkroi Koca.

Duke filluar nga kjo javë, Turqia ka vendosur një shtetrrethim të pjesshëm gjatë fundjavës duke filluar nga ora 8 në mbrëmje deri në orën 10 të mëngjesit./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme