Më shumë se 6 949 890 raste infektimi dhe 400 581 të vdekur u regjistruan sot në 196 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.
Ndër këto raste, të paktën 3 030 800 sot konsiderohen të shëruar.
Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 3 327 vdekje të reja dhe 119 524 raste infektimi në mbarë botën.
Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë Brazili me 904 SHBA me 540 dhe Meksika me 341.
Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 83 036 raste, përfshirë 4 634 vdekje dhe 78 332 të shëruar. 6 raste infektimi u regjistruan midis të shtunës dhe te dieles.
Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 1 928 094 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 110 037 vdekje dhe 500 849 të shërim.
Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë, Britania e Madhe me mbi 40 542 vdekje për 286 194 raste, Brazili me 35 930 vdekje për 672 846 raste Italia me 33 899 vdekje për 234 998 raste dhe Franca me 29 155 të vdekur për 190 974 raste.
Evropa – 2 275 091 raste (183 536 viktima).
SHBA dhe Kanadaja – 2 023 763 raste (117 885 viktima).
Amerika Latine dhe Karaibet – 1 298 891 raste (64 219 viktima).
Azia – 680 044 raste (19 244 viktima).
Lindja e Mesme – 478 222 raste (10 492 viktima).
Afrika – 185 247 raste (5 074 viktima).
Oqeania – 8 640 raste (131 viktima)./atsh/
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...