Google ADS

Bilanci i COVID-19 në Iran, regjistrohen mbi 100 viktima

13:46 | 20 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Me 177 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i viktimave ka arritur shifrën 53.625.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit janë shënuar 6.312 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 1.158.384.

Lari shtoi se 5.563 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 885.054.

Duke informuar se deri tani janë kryer 7.046.447 teste, zëdhënësja Lari tha se 205 qyteza në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm “portokalli” dhe 243 qyteza si zona të “verdha”./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme