Holanda regjistroi 12.844 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) në 24 orët e fundit.
Sipas të dhënave në faqen e Institutit Shtetëror Holandez të Shëndetit dhe Mjedisit (RIVM), përkundër shumë masave të marra, numri i rasteve u rrit me 12.844 në 24 orët e fundit, për ta çuar shifrën e përgjithshme në 652.525.
Ky ishte numri më i lartë ditor i rasteve në vend që nga fillimi i pandemisë.
Me vdekjen e 77 personave të tjerë në 24 orët e fundit për shkak të virusit, numri i përgjithshëm i viktimave u rrit në 10.321.
Qeveria njoftoi në fillim të javës se rregulla më të rrepta të karantinës janë miratuar deri më 19 janar 2021. Në këtë kuadër, të gjitha tregjet dhe dyqanet, përfshirë edhe shkollat, janë mbyllur./AA/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...