Bilanci i COVID-19 në Greqi, mbi 2 mijë raste pozitive brenda 24 orëve

17:33 | 16 Nëntor 2020
Arbresh.info

Greqia vijon të shënojë rekorde negative për sa i përket koronavirusit.

Top Channel mëson se së fundmi është shënuar një rekord negativ me numrin e të intubuarve që ka shkuar në 400.

Mosha mesatare e tyre është vetëm 64 vjeç. Sa i përket numrit të rasteve në 24 orët e fundit janë regjistruar 2198.

Edhe numri i viktimave përsëri është shumë i lartë, ku kanë humbur jetën 59 persona. 492 persona janë rastet në Athine, 491 në Selanik ndërsa veçohen përsëri Drama me 147 dhe Pella me 122./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme