Bilanci i COVID-19 në Afrikë, 193 të vdekur dhe mbi 8.500 raste të reja

10:35 | 1 Tetor 2020
Arbresh.info

Numri i rasteve në kontinent ka arritur në 1.489.711, ndërsa i vdekurve në 35.922.

Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.489.711 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në gjithë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 8.763 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 1.489.711 numrin e rasteve ndërsa me 193 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 35.922.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 16.734, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 5.930 dhe në Marok 2.294 vdekje.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 674.339 raste, Maroku me 123.653 dhe Egjipti me 103.198.

Në Mauritius nuk ka mbetur më asnjë rast aktiv me COVID-19, ndërsa në Sejshelle dhe Eritre nuk janë raportuar vdekje deri më tani.

Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë ka arritur në 1.233.125./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme