India raportoi të hënën më pak të infektuar me koronavirus, por numri ditor i viktimave mbetet mbi 4,000.
Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi tha se në 24 orët e fundit ka regjistruar 281,386 raste të reja dhe 4,106 viktima.
Kjo është hera e parë qysh më 21 prill që numri i të infektuarve në një ditë bie nën 300,000.
India, tash e sa javë, është vendi më i goditur në botë nga pandemia.
Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe vende të tjera kanë dërguar disa kontingjente me ndihma atje.
Spitalet vazhdojnë të jenë të mbingarkuara, ndërsa mortet dhe krematoriumet nuk arrijnë të djegin trupat e grumbulluar.
Fotografitë dhe imazhet televizive kanë treguar njerëz duke i djegur viktimat në vend-parkime makinash.
Ekspertë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thanë se të dhënat për rënie të numrit të të infektuarve, mund të mos jenë të besueshme, për shkak të mungesës së testimeve në zonat rurale.
“Ka shumë pjesë të vendit, të cilat nuk e kanë përjetuar ende kulmin”, tha Soumya Swaminathan, eksperte në OBSH.
Ajo po ashtu vuri në dukje shkallën “shumë të lartë” të pozitivitetit kombëtar: rreth 20% e testeve të kryera.
“Testimi është akoma joadekuat në një numër të madh shtetesh”, tha Swaminathan.
Me ritmin aktual të pandemisë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Indi pritet të kalojë shifrën 25 milionë në dy ditët e ardhshme.
Numri aktual i viktimave atje është 274,390.
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...