Google ADS

Bien çmimet e naftës në bursat botërore

21:44 | 1 Gusht 2022
Trina Galanxhi

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare janë ulur për shkak të të dhënave më të reja, të cilat tregojnë ngadalësim të aktivitetit në sektorin industrial kinez dhe japonez, e me këtë edhe të gjasave për kërkesën globale të naftës.

Çmimi për një barel naftë në tregun londinez ka ra për 1,42 dollarë në krahasim me të premten, në 102,55 dollarë. Në tregun amerikan, një barel trgetohej për çmim më të ulët për 1,85 dollarë, nga 96,77 dollarë.

Masat për kufizimin e lëvizjes për shkak të përhapjes së infektimit të koronavirusit, e kanë ndalur rikuperimin e shkurtë në aktivitetet e fabrikave në Kinë, importuesin më të madh të derivateve të naftës në botë.

Çmimet e naftës në Londër dhe në tregun amerikan e kanë përfunduar muajin korrik me humbje të dytë të njëpasnjëshme mujore për herë të parë nga viti 2020, pasi inflacioni i rritur dhe shkallët më të larta të interesit i kanë rritur druarjet nga recesioni global, i cili e zvogëlon kërkesën e derivateve.

Organizata e vendeve eksportuese të naftës (OPEK) dhe aleatët, duke përfshirë edhe Rusinë, së bashku të njohura si OPEK+, do të takohen të mërkurën që të vendosin për prodhimin e grupit në shtator./TV21

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme