Çmimet e gazit ne Evropë shenuan sot një rënie në rreth 197 € (195,65 dollarë) për megavat orë, hera e parë që kjo normë bie nën 200 € që nga fillimi i gushtit.
Tendenca në rënia erdhi pasi çmimi i kontraktuar i gazit holandez ra me rreth 8%.
Lajmi vjen një ditë përpara se ministrat e Energjisë të BE-së të takohen për të diskutuar mbi rreziqet me të cilat përballet shoqëria evropiane për shkak të mungesës së gazit, të cilat pritet të zgjasin me muaj dhe të rëndojnë ekonominë botërore.
Në fillim të javës, çmimet ishin afro 300 euro për megavat orë, pasi tregjet njoftuan se Rusia po mbyllte dërgesat e gazit në Evropë përmes gazsjellësit “Nord Stream 1”./atsh/
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...