Google ADS

Bieber pas emërimit të Grenell: Cili është roli i Matthew Palmer?

11:34 | 4 Tetor 2019
Arbresh.info

Emërimi i të dërguarit të posaçëm Richard Grenell si të ngarkuar për bisedimet Kosovë-Serbi nga presidenti Trump është përshëndetur nga politikanët kosovarë.

Por, profesori universitar në Graz të Austrisë, Florian Biber nuk po e sheh edhe me aq sy të mirë, transmeton portali arbresh.info.

Ai pyet se cili do të jetë tani roli i Matthew Palmer, kurse për Grenell ka potencuar që ai ka një histori të mbështetjes së djathtës ekstreme në Gjermani, gjë të cilën e quajti një shenjë jo të mirë.

LEXO EDHE: Trump cakton të dërguarin e tij për bisedimet Kosovë-Serbi

“Nëse Trump emëron Richard Grenell të dërguarin special për Serbinë dhe Kosovën, cili është roli i Matthew Palmer? Gjithashtu një mesazh shqetësues për pozicionin e përbashkët BE-SHBA: Grenell ka një histori të armiqësimit të Gjermanisë dhe BE si Ambasador (bën thirrje në mbështetje të së djathtës / dhe të djathtës ekstreme, për shembull). Jo një shenjë e mirë”, shkruan Bieber.

Një muaj më parë Departamenti Amerikan i Shtetit ka emëruar Zëvendës Ndihmës Sekretarin Matthew Palmer si përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor me një mandat për të ndihmuar integrimin e rajonit në institucionet perëndimore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme